Qttb Fushe Kruje

Kreu / Aktivitete

Menaxhimi i Qendrueshem i Tokes Bujqesore

Workshop-i i realizuar në Prill 2019 në funksion të programit "Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore"
Në kuadër të Programit "Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore" me datë 10.04.2019 në mjediset e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë Krujë u zhvillua workshop-i ku u prezantuan objektivat dhe realizimet e tij gjatë 2007-2018.
Në këtë aktivitet u trajtuan dy komponentët e programit Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore:
1. Krijimi i Sistemit të Informacionit për Tokën (LIS) dhe Integrimi në Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS).
2. Regjistri Dixhital i Tokës Bujqësore.
Në lidhje me Krijimin e Sistemit të Informacionit për Tokën u prezantuan:
- Gjendja e të dhënave të tokës në Shqipëri pas viteve 1990.
- Domosdoshmëria e ngritjes së një Sistemi Informacioni për Tokën Bujqësore
- Ecuria e programit MQTB në vite.
- Objektivat specifikë të programit.
- Rezultatet e programit.
- Nevoja për modernizimin e mëtejshëm të sistemit dhe ngritjen e kapaciteteve për azhornimin dhe përdorimin e të dhënave.
Përsa i përket objektivit Regjistri Dixhital i Tokës Bujqësore u trajtuan:
- Aspekte praktike të përdorimit të Regjistrit Dixhital të Tokës Bujqësore.
Workshop-i i realizuar në Prill 2019 në funksion të programit "Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore"