Fragmentimi dhe Konsolidimi i Tokës Bujqësore

Zhaneta HASANI 2015
Libri trajton një nga problemet adekuate që ka të bëjë me fragmentarizimin e tokës bujqësore nga zbatimi i ligjit 7501. Në libër trajtohen disavantazhet e parcelimit të tokës, impaktin në mekanizimin e proçeseve të punës dhe në rritjen e kostos së prodhimeve bujqësore. Gjithashtu trajtohen disa nga rrugët e mundshme për ta minimizuar këtë fenomen. Konsolidimi i tokës nëpërmjet formave të cituara në këtë libër mbetet një faktor i rëndësishëm për rritjen e prodhimit dhe të të ardhurave për fermerët.

Rrugët e Përmirësimit të Tokave të Kripura

Zhaneta HASANI, Klrent DEDAJ, Ilir SALILLRI, Ermir JAUBELLI, Florjana CELA, Fetah KAZIA 2016
Libri trajton evidentimin e sipërfaqeve të tokave të kripura, shkaqet e kripëzimit të tokave, si pasoje e procesit natyral te formimit të këtyre tokave dhe abandonimit nga poseduesit e tyre. Në libër janë të evidentuara rrugët e përmirësimit të tyre duke u mbështetut në shkallën dhe natyrën e kripëzimit të tokës. Gjithashtu janë bërë propozime konkrete se si duhen menaxhuar këto toka nga fermerët.

Tokat e Shqipërisë

Fran GJOKA, Kol CARA 2003
Libri ofron klasifikimin kombëtar të tokave, të konvertuar me klasifikimin sipas WRB. Libri është i vlefshëm për specialistët e bujqësisë për njohjen e tokave të vendit tonë gjenezës, krijimit të tyre dhe se si duhet të trajtohen për të arritur rendimente të larta në kultivimin e bimëve.

Tokat Acide dhe Përmirësimi i tyre

Kol CARA 2005
Libri trajton shtrirjen e tokave acide, faktorët që sjellin acidifikimin, rrugët e përmirësimit, kultivimin me kultura që tolerojnë aciditetin për vënien në efiçencë të këtyre tokave.

Bakteret Azotofiksuese Rhizobium dhe Bimët Leguminoze

Zhaneta HASANI, Abdulla MANI 2014
Libri trajton rëndësin e azotit dhe rrugët për sigurimin e nevojave që kanë bimët për këtë element. Gjithashtu trajtohet Nitragina si preparat që aktivizon fiksimin simbiotik të azotit molecular, ndikimin e saj në cilësinë dhe shtimin e prodhimit. Në libër trajtohet rëndësia që kanë bimët bishtajore në ushqimin e bimëve dhe pasurimin e tokës me azot të fiksuar nga atmosfera nga bakteret Rhizobium.dhe Azotobakteret sp. të cilat gjenden në sistemin rrënjor të tyre.

Menaxhim i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore

2009
Ky libër u mundëson fermerëve dhe ZMMT në njësinë administrative Synej të bashkisë Kavajë të marrin informacion mbi tipet dhe përshtatshmërinë e tokës bujqësore, shkallën e erozionit të tokës, përdorimin dhe analizimin e ndryshimeve të përdorimit të tokës, me skemat ujitëse, kulluese, cilësitë e ujërave që përdoren për ujitje nga këto skema. Ofron sugjerime për një menaxhim racional të tokave.

Rezultatet paraprake të konservimit in situ të tufës buallicave–bërthamë racore në zonën e Divjakës, në Shqipëri

Fiqiri TAHIRI, 2018
Libri përmban artikuj shkencorë të cilat mund ti shërbejnë kërkuesëve, specialistëve të blegtorisë, studentëve dhe shoqatave të fermerëve që operojnë në fushën e përmirësimit gjenetik, mbarështimit dhe të ushqyerit të gjedhit, si dhe ruajtjes in situ, përdorimin ekonomik dhe zhvillimin e qëndrueshëm të racave autoktone në Shqipëri.

Strategjia racore

Fiqiri TAHIRI, 2005
Libri trajton në detaje, me qartësi dhe thjeshtësi principet mbi të cilët bazohet ndërtimi i strategjive racore dhe programeve të përmirësimit gjenetik të kafshëve. Duke qënë i tillë, libri mund ti shërbejë të gjithë specialistëve të blegtorisë që operojnë në fushën e përmirësimit gjenetik të kafshëve, institucioneve në nivel qëndror që merren me hartimin e politikave dhe strategjive racore si dhe studentëve apo organizatave të tjera që kanë ambicje në këtë fushë.

Mbarështimi i gjedhit

Fiqiri TAHIRI, Helga TOPI, Lekë DEDNDREAJ, 2008
Libri ka për qëllim ti vijë në ndihmë fermerëve dhe specialistëve të blegtorisë që merren me mbarështimin e gjedhit të qumështit. Në libër trajtohen aspekte të mbarështimit, të ushqyerit, riprodhimit dhe strehimit të kategorive të ndryshme të gjedhit. Një vend i veçantë i kushtohet kujdesit për thundrat dhe gjirin si dhe trajtimit të sëmundjeve për shkak të faktorëve mbarshtimorë dhe çrregullimeve metabolike dhe masat që duhet të merren për përmirësimin e gjëndjes. Gjithashtu në kapitullin e fundit paraqi

Vlerësimi i gjëndjes trupore dhe tipareve të konformacionit në gjedhin e qumështit

Fiqiri TAHIRI, Helga TOPI, 2008
Libri ka për qëllim për ti ardhur në ndihmë specialistëve të blegtorisë, shoqatave të rritësve të gjedhit qumështit për të njohur më mirë situatën e tufës gjedhit qumështit në drejtim të mbarështimit, të ushqyerit dhe përmirësimit racor të tipareve të konformacionit dhe për të marrë masat e nevojshme për një menaxhim optimal të saj. Në libër paraqiten metodat për vlerësimin e rezervave energjitike në lopët e qumështit, lidhjet midis kondicionit trupor dhe të ushqyerit, riprodhimit, prodhimit qumështit si dhe sistemi i vlerësimit të tipareve të konformacionit bazuar në standartet ndërkombëtare.

Racat e gjedhit, karakteristikat dhe rëndësia ekonomike e tyre

Fiqiri TAHIRI, Gani DOÇI, 2012
Libri ka për qëllim për ti ardhur në ndihmë specialistëve të blegtorisë, shoqatave të racës, teknikëve të inseminimit artificial dhe fermerëve për tu njohur me racat e gjedhit, karakteristikat dhe rëndësinë ekonomike e tyre. Libri trajton gjerësisht racat e gjedhit qumështit (Holshtein, Xhersi, etj.); racat me drejtim të dyfishtë (Simental, Bruna Alpine, NRF, etj.); Racat e mishit (Sharole, Blu Belge, Bjondja e Akuitanisë, A. Angus, etj.) si dhe çfarë duhet të kemi parasysh në zbatimin e sistemeve të ndryshme të kryqëzimit midis tyre. Gjithashtu një vend të veçantë zë klasifikimi i karkasës bazuar në sistemin SEUROP.

Të ushqyerit e gjedhit qumështit

Fiqiri TAHIRI, Adrian DOKO, Rrezarta MARIKAJ, 2013
Ky botim ka për qëllim të ndihmojë specialistët e blegtorisë, shoqatat e rritësve të gjedhit qumështit si dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe në të ushqyerit e gjedhit qumështit. Libri trajton aspekte të ndryshme si; sistemi tretës dhe metabolizminë gjedhë, tretja në viçat para këputjes, zhvillimi i plëndësit dhe i populacionit mikrobial të tij, përdorimi i zëvendësuesëve të qumështit në të ushqyerit e viçave, lëndët ushqyese, të ushqyerit e mëshqerrave për remont, të ushqyerit e lopëve, nevojat në lëndë ushqyese të lopëve holshtein dhe xhers, ushqimet dhe vlerat ushqyese.

Buallica e Shqipërisë: Krijimi i kapaciteteve për konservimin in situ dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve gjenetike shtazore

Kristaq KUME, Lumturi PAPA, Fiqiri TAHIRI, 2007
Kjo broshurë ka për qëllim për të ndihmuar specialistët e blegtorisë, shoqatat e fermerëve dhe grupe fermrësh që merren me mbarështimin e racave autoktone për një menaxhim optimal të tyre. Në broshurë trajtohen momentet kyç të Strategjinë dhe Planin Kombëtar të veprimit të menaxhimit BGJSHF, rëndësia e dhe opsionet për konservimin e tyre, identifikimi i racave në rrezik, zbatimi i skemës konservimit in situ të ndjekur me specien e buallicës.

Populacioni i gjedhit “Busha” Resurs gjenetik autokton, Lekbibaj- Tropojë

Fatmira LEKA, Lekë DEDNDREAJ, Helga TOPI, Rrezarta MARIKA, 2012
Ky libër ka për qëllim për të ndihmuar specialistët e blegtorisë, shoqatat e fermerëve, grupe fermrësh që merren me mbarështimin e racave autoktone për të bërë të mundur një menaxhim optimal të tyre. Në libër jepet në mënyrë të detajuar hallkat e ndjekur në realizimin e programit të konservimit in situ, karakterizimi fenotipik dhe gjenetik i lopës Busha dhe përshkrimi i habitatit ku rritet, sistemi i mbajtjes, strehimi, karakteristikat fenotipike, të ushqyerit, nënproduktet e qumështit dhe cilësia e tyre, zbatimi i programit konservimit in situ.

Strehimi i kafshëve të fermës

Fiqiri TAHIRI, Vladimir SPIROLLARI, Diana VASILI, 2012
Libri ka për qëllim ti vijë në ndihmë specialistëve të blegtorisë, shoqatave të fermerëve, inxhinjerëve dhe teknikëve të ndërtimeve për zbatimin e kritereve zooteknike për ndërtimet blegtorale në përputhje me normat e Bashkimit Europian dhe vendit tonë për mirëqënien e kafshëve.

Mbarështimi i Derrit

Luan HAJNO, 2014
Ky libër është një nga botimet më të plota të autorit për specien e derrit në të gjitha aspektet teknike dhe ekonomike, ku janë paraqitur qartë cilësitë morfologjike të racave dhe teknikat e rritjes së tyre. Në libër përshkruhen njohuri të mjaftueshme për seleksionimin, përmirësimin racor, të ushqyerit, ushqimet, inseminimin e ndërzimin, parametrat e ndërtimeve. Libri ka për qëllim tu vijë në ndihmë specialistëve të blegtorisë, studentëve me profil blegtoral, si dhe fermerëve që merren me mbarështimin e derrit.

Inseminimi Artificial në Derra

Luan HAJNO 2017
Në këtë libër përshkruhen teoritë dhe metodat më bashkëkohore të inseminimit artificial në derra si një teknike që garanton një biznes fitimprures në këtë fushë. Libri është i pajisur me shumë tregues dhe foto që pasqyrojnë praktikën e inseminimit artificial. Aty përshkruhen avantazhet dhe disavantazhet e inseminimit artificial në derra. Të gjitha praktikat në tërësinë e gjithë proçesit të inseminimit shoqërohen me foto të praktikës së sotme Përshkrimet e këtij libri janë të kuptueshme dhe të zbatueshme për fermat e derrit që mbarështojnë dosa riprodhuese

Mbarështimi i Shpendëve të Ujit

Albi SHEHU, Luan HAJNO, 2019
Në këtë libër do të gjeni një përshkrim të qartë për aspektet e rritjes së patave dhe rosave, origjinën e tyre, racat kryesore, mbarështimin e tufave riprodhuese, të ushqyerit, strehimin, sëmundjet kryesore, inseminimin artificial të patave si dhe këshilla për mënyrat e ndërtimit të fermave për rritjen e rosave. Ky libër i shërben specialistëve të blegtorisë dhe fermerëve që merren me mbarështimin e tyre.

Praktikumi i Blegtorisë

Luan HAJNO, 2018
Në këtë libër do të gjeni në mënyrë të thjeshtuar aspekte të ndryshme të praktikave të mbarështimit të blegtorisë, të ushqyerit e kafshëve të fermës, racat mishatake të gjedhit përmirësimit gjenetik, normat ushqimore, kullotat dhe ekonominë bujqësore. Autori është përpjekur të krijojë një botim që t’ju shërbej fermerëve dhe specialistëve të blegtorisë për specien e gjedhit, derrit, shpendit dhe ruminantëve të vegjë në një gjuhë sa më të thjeshtë.

Ushqimet e Blegtorisë dhe Shfrytëzimi i Tyre nga Kafshët e Fermës

Luan HAJNO, Asllan CELAMI, Besim TEMA 2018
Në këtë botim do të gjeni teori dhe praktikat më të mira në kultivimin dhe rritjen e bimëve foragjere si edhe mbi shfrytëzimin e tyre nga kafshët bujqësore. Në këtë libër është pasqyruar një pjesë e eksperiencës, praktikës eksperimentale dhe asaj prodhuese si në bimë dhe kafshë. Jonxha dhe aspektet e kultivimit të saj. Eksperimentime dhe fakte prodhim i gjërë. Soja dhe praktika prodhimi eksperimental dhe prodhues shifra fakte të shumta. Shfrytëzimi i kulturave foragjereve, kullotave nga kafshët e fermës, është një aspekt tjetër që përshkruhet në këtë libër.

Bishtajoret e Rralla për Ushqim Human e Blegtoral

Ramadan SHEHU, Adrian DOKO
Ky libër përmbledh konsiderata të përgjithëshme të koçkullës, thjerrzës, qiqrës, urovit dhe lupinit. Veçoritë botaniko-biologjike, kontributin e tyre për rritjen e prodhimit bimor e pjellorisë së tokës, rolin e tyre fondamental në qarkullimin bujqësor si dhe cilësitë ushquese për ushqimin human e blegtoral.

Fasulja

Agim CANKO, Ramadan SHEHU, Milto HYSO 2004
Ky botim përmbledh aspekte të kultivimit të fasules, fasules kokërr madhe dhe fasules qorre. Kërkesat e saj në përgjithësi ndaj tokës dhe kushteve të mjedisit, sëmundjet dhe dëmtuesit e saj. Gjithashtu një vënd të rëndësishëm zë dhe përmirësimi gjenetik e germoplazma dhe karakteristikat e disa kultivarëve e linjave të fasules.

Jonxha

Celami A, Kaziu I, Canko A 2004
Ky botim përmbledh disa kapituj si sistematika e jonxhës, botanika, biologjia dhe fiziologjia e saj, e përqëndruar në sistemin rrënjor, kërcellin, gjethet, lulet, lulëzimin, dhe përshtatshmërinë e jonxhës ndaj kushteve të mjedisit. Një vend të rëndësishëm zë kapitulli, me informacionin për teknologjinë e kultivimit të saj, përtëritjen, kositjen, etj.

Manual praktik i kultivimit të jonxhës

Asllan CELAMI, Isuf KAZIU, Adrian DOKO, Agim CANKO
Në këtë libër lexuesi do të gjejë informacion të detajuar me të gjitha aspektet praktike të kultivimit të jonxhës, duke filluar që me zgjedhjen e vendit, të varietetit, plehërimin, ujitjen, kontrollin e barishteve të këqia, vjeljen e prodhimit (kositjen), prodhimin e farës si dhe kontrollin ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve si dhe luftimin e tyre.

Plehërimi i jonxhës

suf KAZIU, Asllan CELAMI 2021
Libri trajton plehërimin e jonxhës në varësi të pjellorisë së tokës, në faza të ndryshme të zhvillimit të bimëve. Ky botim është përpjekur të marrë në konsideratë rëndësinë e elementëve ushqyes në ndërveprim me impute të tjera për një sistem prodhimi modern dhe me efektivitet.

Tërshëra

Kaziu I, Kashta F, Celami A, Mehmeti I
Në këtë botim jepet informacion i hollësishëm për të gjitha hallkat e kultivimit të tërshërës duke filluar që me zgjedhjen e farës dhe kultivarit, zgjedhjen e tokës, shërbimet agroteknike gjatë vegjetacionit, hallkat e teknologjisë së prodhimit të farës së gjeneracionit të lartë dhe deri në korrjen e prodhimit. Ky material synon tu vijë në ndihmë fermerëve që mbarështrojnë ferma blegtorale.