QTTB Fushë-Krujë Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore

Qttb Fushe Kruje

Kreu / Aktivitete

Menaxhimi i Qendrueshem i Tokes Bujqesore

Kthehu lart

Workshop-i i realizuar në Prill 2019 në funksion të programit "Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore"

Në kuadër të Programit "Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore" me datë 10.04.2019 në mjediset e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë Krujë u zhvillua workshop-i ku u prezantuan objektivat dhe realizimet e tij gjatë 2007-2018.

Në këtë aktivitet u trajtuan dy komponentët e programit Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore:

  • 1. Krijimi i Sistemit të Informacionit për Tokën (LIS) dhe Integrimi në Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS).
  • 2. Regjistri Dixhital i Tokës Bujqësore.

Në lidhje me Krijimin e Sistemit të Informacionit për Tokën u prezantuan:

  • Gjendja e të dhënave të tokës në Shqipëri pas viteve 1990.
  • Domosdoshmëria e ngritjes së një Sistemi Informacioni për Tokën Bujqësore
  • Ecuria e programit MQTB në vite.
  • Objektivat specifikë të programit.
  • Rezultatet e programit.
  • Nevoja për modernizimin e mëtejshëm të sistemit dhe ngritjen e kapaciteteve për azhornimin dhe përdorimin e të dhënave.

Përsa i përket objektivit Regjistri Dixhital i Tokës Bujqësore u trajtuan:

  • Aspekte praktike të përdorimit të Regjistrit Dixhital të Tokës Bujqësore.

Workshop-i i realizuar në Prill 2019 në funksion të programit "Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore"