PHITO Project
Informacione mbi Projektin
PHITO – Bujqësi inovative për të gjithë
PHITO (Platforma për të Ndihmuar Fermerët e Vegjël dhe të Mesëm për të Inkorporuar Teknologjinë Digjitale për Mundësi të Barabarta) është pjesë e programit të financuar në kuadër të Horizon Europe për kërkimin dhe inovacionin
Misioni
Të sigurojë mjete digjitale të aksesueshme, të thjeshta në përdorim, që adreson të gjitha problemet që ndeshin fermerët e vegjël dhe të mesëm në mbarë botën në adoptimin e inovacionit digital.
Qëllimi i programit PHITO:
Programi PHITO prezanton një mjet dixhital novator dhe unik, posaçërisht për fermerët e vegjël dhe të mesëm të cilët aktualisht nuk janë në gjendje të përfitojnë nga inovacioni dixhital (për shkak të kostos), i cili po përdoret gjithnjë e më shumë nga prodhuesit e mëdhenj.
Platforma do të lidh të dhënat (tokë, ujë, kulturat) dhe njerëzit përmes një aplikacioni me dy qëllime kryesore:
a) ofrimin e këshillave falas për fermat, bazuar në të dhënat për tokën, ujin dhe kulturat bujqësore.
b) përmirësimin e bashkëpunimit sinergjik midis fermerëve, konsumatorëve dhe ofruesve të shërbimeve, duke forcuar Sistemet Lokale të Njohurisë dhe Inovacionit Bujqësor (AKIS).
Objektivat:
Objektivat ambiciozë të programit do të arrihen duke krijuar një aplikacion i cili do të ketë në fokus 4 aspekte të inovacionit:
Aspekti Inovativ 1: Fokus Global, impakt lokal. Platforma PHITO do të paraqesë në mënyrë unike insertimin e informacionit global në konteksin lokal.
Aspekti Inovativ 2: Zgjidhje praktike për të përmirësuar mundësitë për fermerët e vegjël dhe të mesëm. Kjo nismë minimizon kompleksitetin dhe kostot e zgjidhjeve moderne të "Bujqësisë së Zgjuar" për ti bërë këshillat dixhitale të qarta dhe rekomandimet praktike për përmirësimin e performancës ekonomike dhe mjedisore.
Aspekti Inovativ 3: Një start-up i drejtuar nga një model biznesi.
Aspekti Inovativ 4: Ndërtimi mbi një platformë me konceptin e "provuar". Platforma PHITO do të ndërtohet mbi platformat "Bujqësi e Zgjuar dhe "Aplikacionit i Vlerësimit të Cilësisë së Tokës", të cilat janë testuar me kalimin e viteve, përkatësisht me ofrimin e të dhënave lokale të përshtatura për fermerët dhe ofrimin e këshillave për fermerët në bazë të të dhëna gjeografike globale.
Impakti i Programit
PHITO do të ndihmojë për të kapërcyer ndarjen dixhitale, duke ofruar akses më të mirë në informacion dhe rrjete lokale. Gjithashtu, PHITO do të ndihmojë fermerët e vegjël dhe të mesëm të përmirësojnë proceset e vendimmarrjes dhe rrjedhimisht performancat e tyre ekonomike dhe mjedisore.
Produkti i programit
- 1. Zgjidhje inovative përsa i përket përdorimit të teknologjive dixhitale (duke nxitur softuerin dhe harduerin) të përshtatura për nevojat e fermave të vogla dhe të mesme si dhe strukturat e fermave, përfshi prodhimin bimor dhe blegtoral;
- 2. Rritja e përdorimit të teknologjive dixhitale inovative nga fermerët;
- 3. Kontributi në minimizimin e ndarjes dixhitale midis fermave të vogla dhe të mëdha;
- 4. Rritja e performancës mjedisore dhe ekonomike të fermave të vogla dhe të mesme në vendet e BE dhe ato Kandidate.