QTTB Fushë-Krujë Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore

Qttb Fushe Kruje

Kreu / Struktura

Struktura

Ilir SALILLARI ka lindur në Berat në 23 Mars 1971. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Z. SALILLARI është diplomuar në vitin 2001 për Shkenca Agronomike pranë Universitetit Bujqësor si Inxhinier Agrar me specialitet Prodhim Bimor. Në vitin 2003 ka kryer shkollën pasuniversitare Agronomi. Që prej viti 2007 mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën e Bujqësisë dhe Mjedisit.Ai ka pasur një karrierë të suksesshme, me një eksperiencë 19-vjeçare si ekspert fushën e shkencës së tokës, fillimisht në Institutin e Studimit të tokave dhe më pas në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë Krujë. Gjatë kësaj periudhe ka kryer një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh në Austri, Spanjë, Portugali dhe Hungari në studimin dhe menaxhimin e tokës.Z. SALILLARI ka punuar në shumë projekte kombëtare (me financim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Kombëtare e Mjedisit) dhe ndërkombëtare (me financim të KE, FAO, GIZ dhe European Environment Agency).

Drejtori

Drejtoria e Teknologjive Bujqësore

Kthehu te struktura
SEKTORI I TEKNOLOGJIVE
  • Harton dhe zbaton programe për kërkime të aplikuara, demonstrime në Bazën Eksperimentale të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB - së) dhe kërkime në fermë, për problemet e teknologjisë kultivimit të bimëve foragjere dhe fasules.
  • Përgatit paketa teknologjike për kulturat foragjere dhe fasulen.
  • Demonstron teknologji të reja të përmirësuara për kulturat foragjere dhe fasulen.
  • Ndjek zbatimin e hallkave teknologjike në kulturat foragjere në Bazën Eksperimentale dhe Prodhuese.
  • Kryen testime dhe vlerësime të varieteteve të reja për bimët foragjere dhe fasules në Bazën Eksperimentale Prodhuese dhe në fermë.
  • I propozon Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve varietete të reja për provat kombëtare, miratimin e tyre dhe regjistrimin në Katalogun Kombëtar të Varieteteve.
  • Përgatit programe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë, fermerëve, studentëve të shkencave bujqësore dhe subjekteve të tjera të interesuara në fushën përkatëse.
  • Përgatit dhe referon leksione për teknologjitë e kultivimit të bimëve foragjere dhe fasules.
  • Siguron ekspertizë teknike për kulturat foragjere dhe fasulen për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët.
  • Përgatit dhe publikon materiale divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët.
SEKTORI I PRODHIMIT TE FARAVE
  • Realizon prodhimin e hallkave të larta të farës për bimët kryesore foragjere dhe fasules.
  • Kryen identifikimin, ruajtjen, koleksionimin dhe shumëzimin e resurseve gjenetike autoktone të bimëve foragjere dhe fasules.
  • Kryen testime dhe vlerësime të varieteteve të reja dhe popullatave autoktone për bimët foragjere dhe fasules në Bazën Eksperimentale e Prodhuese dhe në fermë.
  • I propozon Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve varietete për provat kombëtare, miratimin e tyre dhe regjistrimin në Katalogun Kombëtar të Varieteteve.
  • Në bashkëpunim me Sektorin e Teknologjisë harton karta teknologjike dhe fletëpalosje të varieteteve të reja që futen në prodhim.
  • Përgatit programe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë, fermerëve, studentëve të shkencave bujqësore dhe subjekteve të tjera të interesuara në fushën përkatëse.
  • Përgatit dhe referon leksione për teknologjitë e prodhimit të hallkave të larta të disa lloje farash të bimëve foragjere dhe fasules.
  • Siguron ekspertizë teknike në fushën përkatëse për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët.
  • Kryen demonstrime për varietetet e reja dhe të përmirësuara për bimët foragjere dhe fasulen.
  • Përgatit dhe publikon materiale divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët.
Drejtori

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale

Kthehu te struktura
Sektori i Teknologjive të Mbarështimit
  • Harton programe për kërkime të aplikuara/transferim të teknologjive, kërkime në fermë, demostrime në ferma private për problemet e mbarështimit të kafshëve (gjedhë, derra dhe shpendë).
  • Transferon teknologji të mbarështimit nëpërmjet eksperimentimit, monitorimit e testimit, në përshtatje me sistemet e rritjes dhe praktikave të mira të mbajtjes dhe përdorimit të tyre në nivel ferme për të siguruar prodhime blegtorale eficente konform standardeve të sigurisë ushqimore.
  • Përgatit projekte që adresojnë problematikat specifike të rajonit që lidhen me mbarështimin e kafshëve (gjedhë, derra e shpendë).
  • Identifikon, përshtat dhe fut praktika të reja të riprodhimit të kafshëve (gjedhë, derra dhe shpendë).
  • Vlerëson resurset ushqimore dhe përshtatjen e skemave dhe racioneve ushqimore që sigurojnë një përdorim optimal të ushqimeve të prodhuara në fermë.
  • Përgatit paketa teknologjike në mbarështimin e kafshëve (gjedhë, derra dhe shpendë).
  • Demonstron teknologji të reja në mbarështimin e kafshëve (gjedhë, derra dhe shpendë).
  • Siguron ekspertizë teknike në fushën e riprodhimit për laboratorët e kontrollit të materialit biologjik për shoqatat dhe fermerët.
  • Siguron ekspertizë teknike në fushën e teknologjive të mbarështimit për strukturat e shërbimit këshillimor, shoqatat dhe fermerët.
  • Përgatit programe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë, fermerëve, studentëve të shkencave bujqësore dhe blegtorale dhe subjekteve të tjera të interesuara.
  • Përgatit metodika dhe protokolle që lidhen me vlerësimin e ushqimeve të blegtorisë.
Sektori i Punës Racore
  • Identifikon, teston, përshtat dhe fut raca të reja në gjedhë, derra dhe shpendë.
  • Përgjigjet për identifikimin, ruajtjen, koleksionimin dhe shumëzimin e resurseve gjenetike autoktone në kafshë me vlera të larta për vendin.
  • Sensibilizon fermerët për ruajtjen e burimeve shtazore autoktone dhe përdorimin e qëndrueshëm i tyre.
  • Hartimi dhe zbatimi programeve të konservimit in situ dhe/ose ex situ in vivo të popullatave autoktone dhe përdorimi ekonomik dhe i qëndrueshëm i tyre.
  • Harton dhe zbaton programe të përmirësimit të racave autoktone në gjedhë, derra dhe shpendë.
  • Harton programe kualifikimi për specialistët e blegtorisë, fermerë, studentë të shkencave bujqësore dhe subjekteve të tjera të interesuara.
  • Përgatit materiale divulgative për specialistët e blegtorisë dhe fermerë.
  • Siguron ekspertizë teknike në fushën e përmirësimit racor për strukturat e shërbimit këshillimor, shoqatat dhe fermerët.
  • Për problemet që mbulon sektori, bashkëpunon me Shërbimin Këshillimor pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor për zgjidhjen e problemeve që dalin nga fermerët ose institucione të tjera vendore.
Drejtori

Drejtoria e Shërbimit të Tokave dhe Ujrave

Kthehu te struktura
Sektori i Menaxhimit të Tokës Bujqësore
  • Harton projekte/programe për kërkim të aplikuar, kërkim në fermë, demonstrime në bazën eksperimentale të QTTB-së Fushë-Krujë dhe në ferma private për problemet e trajtimit të tokave dhe të ushqyerit e bimëve.
  • Vlerëson burimet natyrore të tokës në bujqësi si dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre.
  • Kryen studime për gjenezën dhe klasifikimin e tokave sipas sistemeve kombëtare dhe ndërkombëtare (Soil Taxonomy, WRB, etj).
  • Kryen studime për monitorimin e treguesve fizikë, kimik, biologjik si dhe format e degradimit të tokës bujqësore.
  • Studimi i parametrave shkencorë të punimit të tokës, plehrimit, ujitjes, etj.
  • Vlerëson kapacitetin agroprodhues të tokave për qëllime taksimi, kompensimi dhe shpronësimi.
  • Kryen studime mbi fenomenin e erozionit, mekanizmat e veprimit dhe masat që duhen marrë për parandalimin dhe minimizimin e tij.
  • Shërbime për vlerësimin e analizave të tokës, plehrave, si dhe parametrat mjedisorë.
  • Kryen përcaktimin dhe vlerësimin sasior dhe cilësor të formave të ndryshme të elementëve ushqyes në tokë.
  • Demonstron teknologji të reja të përmirësuara për tokën dhe plehërimin e bimëve.
  • Publikon në forma të ndryshme rezultatet e arritura dhe ofron trajnime, ekspertizë për specialistët e bujqësisë apo subjekte të tjera të interesuara.
  • Përgatit paketa teknologjike për tokat problematike.
  • Studime mbi fragmentimin dhe konsolidimin e tokës bujqësore.
  • Kontribuon në hartimin e politikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për tokën.
Sektori i Hartografisë dhe Përdorimit të Tokës
  • Përdor Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS) për planifikimin dhe politikat e përdorimit të tokës duke u mbështetur në Strategjinë e Zhvillimit të Bujqësisë.
  • Siguron mbledhjen, analizimin, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave për tokën në formë dixhitale.
  • Siguron të dhëna për përdorimin/mbulesën e tokës dhe analizon dinamikën e ndryshimeve të saj.
  • Kryen studime për vlerësimin e përshtatshmërisë së tokës bujqësore sipas kritereve të FAO-s.
  • Nëpërmjet GIS-it përpunon, përgatit harta të tematikave të ndryshme që lidhen me planifikimin e përdorimit të tokës, konsolidimin e tokës bujqësore, zonimin e tokave më të mira bujqësore, etj.
  • Siguron mbështetjen teknike për Seksionet e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në mbledhjen, analizimin, interpretimin dhe përdorimin e të dhënave për tokën në nivel ngastre.
  • Përgatit programe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë, fermerëve, studentëve të shkencave bujqësore dhe subjekteve të tjera të interesuara në lidhje me potencialet e përdorimit të GIS-it në bujqësi.
  • Përditëson dhe menaxhon bazën e të dhënave për kadastrën e vreshtit.
  • Mbledh, përditëson dhe menaxhon bazën e të dhënave për kadastrën e ullirit.
  • Menaxhon Sistemin e Menaxhimit të Informacionit të Ujitjes dhe Kullimit (idMIS).
  • Mirëmban arkivën e hartave teknike kadastrale të tokës të veprave ujitëse dhe kulluese.
  • Ofron informacion hartografik dhe projekte të skemave ujitëse dhe kulluese ndaj subjekteve shtetërore dhe private të interesuara.
Sektori i Studimit dhe Projektimit të Veprave Ujore
  • Vlerëson gjendjen e veprave ujore më të rëndësishme, digat e rezervuarve ujitës, argjinaturat e brigjeve të lumenjve dhe të detit, kanalet e ujërave të larta, hidrovoreve dhe përcakton masat për ndërhyrje.
  • Kryen studime për mbrojtjen dhe rehabilitimin e shtretërve të lumenjve.
  • Kryen studime për vlerësimin dhe përcaktimin e parametrave shkencorë të ujitjes së bimëve.
  • Vlerëson cilësinë e ujërave që përdoren për ujitje.
  • Kryen studime për kullimin e tokave në përputhje me treguesit fiziko-ujor të tokës.
  • Vlerëson gjendjen e infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe masat për rehabilitimin e tyre.
  • Studime për përmirësimin e teknikave të kullimit, normave të ujitjes sipas tokave dhe kulturave bujqësore.
  • Ofron ndihmë dhe konsulencë teknike për Drejtoritë e Ujitjes dhe Kullimit, në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
  • Ndjek dhe zbaton detyrimet nga VKM-ja, për miratimin e rregullores për sigurinë e digave dhe dambave.
  • Bashkëpunon me projektin e Bankës Botërore në rehabilitimin e veprave ujitëse dhe kulluese.
Sektor

Sektori i Menaxhimit të Integruar të Fermave dhe Bimëve Medicinale

Kthehu te struktura

Sektori i Menaxhimit të Integruar të Fermave

  • Implementimi i Menaxhimit të Integruar të Fermave në Shqipëri si një rrugë e sigurtë dhe efektive për një aktivitet të qëndrueshëm dhe rentabël në fermat bujqësore.
  • Krijimi dhe zhvillimi i grup-fermave model të menaxhimit të integruar sipas zonave.
  • Krijimi dhe zhvillimi i kapaciteteve për transferimin e metodave dhe teknikave të reja të Menaxhimit të Integruar të Fermave.
  • Rekomandimi dhe përdorimi i medotave efikase të menaxhimit për një fermë me aktivitet ekonomik të qëndrueshëm dhe rentabël
  • Kërkimi i aplikuar dhe studime efektiviteti në fermat e ndryshme të vendit.
  • Planifikimi i prodhimit bujqësor dhe mënyra e menaxhimit të tij, në funksion të sigurimit të një ushqimi të sigurt për konsumatorin.
  • Vlerësimi i potecialeve të bioteknologjisë në përmirësimin e kulturave foragjere dhe kafshët (gjedhë, derra dhe shpendë).
  • Testimi dhe vlerësimi i bimëve aromatike mjekësore me vlera të larta për vendin.
  • Menaxhimi efektiv i tokës dhe zbatimi i teknikave të përshtatshme për kultivimin e bimëve për të minimizuar dëmtimin e tokës dhe probleme të tjera mjedisore.
  • Mirëmbajtja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i peisazhit dhe komuniteteve rurale.
  • Planifikimi i buxhetit dhe kontrolli financiar për çdo sektor të veçantë dhe për të gjithë fermën.
  • Trajnime të specialistëve të bujqësisë dhe fermerëve të interesuar në drejtimin e Menaxhimit të Integruar të Fermave.
  • Publikon në forma të ndryshme rezultatet e arritura dhe ofron trajnime për specialistët e bujqësisë dhe subjekte të tjera të interesuara.
Sektor

Sektori i Laboratorit

Kthehu te struktura

Sektori i Laboratorit

Sektori i Laboratorit ka në përbërje të tij:

1. Laboratorin e Tokës, Ujit dhe Bimëve.

2. Laboratorin e Kontrollit të Produkteve Plehëruese.

3. Laboratorin e Kontrollit të Ushqimeve të Blegtorisë dhe

4. Laboratorin e Kontrollit dhe Vlerësimit të Materialit Biologjik.

Detyrat e tij janë:

  • Të kryejë analizat kimike e fizike të tokës, ujërave dhe bimëve në mbështetje të punës kërkimore aplikative të drejtorive të institucionit.
  • Të kryejë analizat kimike e fizike të tokës, ujërave dhe bimëve për subjekte private e shtetërore.
  • Të kryejë analizat për testimin e tokës dhe përgatitjen e rekomandimeve për fermerët.
  • Të kryejë analiza për Kontrollin e Materialit Biologjik që qarkullon në vendin tonë.
  • Të kryejë analiza për produktet plehëruese që qarkullojnë në vendin tonë për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).
  • Të kryejë vlerësimin e të dhënave teknike të produkteve plehëruese.
Sektor

Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

Kthehu te struktura

Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

  • Pasqyrimi në forma të caktuara, në përputhje me ligjet dhe dispozita të tjera, i gjendjes financiare dhe burimeve të financimit të institucionit.
  • Organizimi i lëvizjes dhe qarkullimit të mjeteve materiale dhe financiare sipas dokumentacionit të miratuar dhe bazuar mbi legjislacionin në fuqi.
  • Përdorimi dhe ruajtja e vlerave materiale e monetare të institucionit.
  • Organizimi i punës për inventarizimin fizik të aktiveve afatgjata dhe afatshkurtra.
  • Zbatimi i legjislacionit në fuqi lidhur me pagat, sigurimet, shpërblimet, aktivitetet, udhëtimet dhe dietat.
  • Përgatitja e dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe të Regjistrit të Parashikimeve të Procedurave të Prokurimit Publik.
  • Mbajtja e sistemit të kontabilitetit, përgatitja e të gjitha transaksioneve financiare si dhe përgatitja e pasqyrave vjetore financiare të institucionit në përputhje me rregullat e nxjerra nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
  • Merr informacion mbi gjendjen e tregut për produktet që lidhen më veprimtarinë ekonomike financiare të QTTB-së Fushë-Krujë dhe e bën këtë prezent para komisionit të posaçëm të vendosjes së çmimeve të shitjes së produkteve të prodhuara.
  • Ndjek në vazhdimësi lëvizjen e punonjësve në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (HMRIS).
  • Ndjekja në kohë dhe në mënyrë profesionale e të gjitha procedurave ligjore për prokurimet në përputhje me ligjin.
  • Sistemimi dhe ruajtja e rezultateve të veprimtarisë kërkimore të institucionit, si dhe dokumentacionit tjetër që lidhet më veprimtarinë administrative të QTTB-së.
Sektor

Sektori i Bazës Eksperimentale Prodhuese

Kthehu te struktura
Baza eksperimentale

Në bazën eksperimentale të QTTB-së Fushë Krujë realizohen eksperimente që synojnë:

a) Rinovimin i strukturës varietore të bimëve kryesore foragjere (jonxhë, lolium, tërshërë, sojë, bathë, etj.) dhe fasules nëpërmjet testimit të varieteteve të këtyre bimëve.

b) Prodhimit të farërave para bazë të bimëve kryesore foragjere (jonxhë, tërfil, tërshërë, lolium) me qëllim ruajtjen e cilësive prodhuese, pastërtisë varietore dhe shpërndarjes së tyre në prodhim.

c) Rinovimi i disa hallkave të teknologjisë së kultivimit të bimëve kryesore foragjere, fasules, bishtajoreve për kokërr dhe bimëve të tjera foragjere dhe transferimi i tyre në fermë (bashkëshoqërimet e bimëve leguminoze me graminore).

d) Ruajtja e germoplazmës së bimëve foragjere në kuadrin e koleksioneve të punës.

Në vitin 2021 jane realizuar këto eksperimente:

  • Studimi i kombinimit të bashkëshoqërimeve të bimeve leguminoze me bimë graminore (në vjeshtë dhe pranverë).
  • Testimi i 5 varieteteve të elbit.
  • Testimi i 13 varieteteve të grurit.
  • Ruajtja e koleksioneve në mënyrë periodike.
Sektori i Bazës Eksperimentale dhe Prodhuese

Baza Eksperimentale Prodhuese është njësi në përbërje të QTTB-së Fushë-Krujë. Baza Eksperimetale Prodhuese ka në përdorim sipërfaqen e tokës bujqësore, mjetet mekanike për punimin e tokës, magazinat për pastrimin, përpunimin dhe ruajtjen e farës. Në të gjitha këto objekte ushtrohet veprimtari tekniko-shkencore dhe prodhuese që lidhet me drejtimet e punës së QTTB-së Fushë-Krujë, e parashikuar në programet e punës.