QTTB Fushë-Krujë Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore

Qttb

Kreu / Projektet

Projektet

1

Përdorimi i elementeve të teknologjive bashkohore me qëllim rritjen e efektivitetit ekonomiko-financiar të fermës blegtorale dhe nxitjen e fermerëve në drejtim të mbarështimit të blegtorisë

Kthehu lart

Vendi i zbatimit: Bashkitë Korçë, Berat, Tiranë dhe Vlorë

Qëllimi i projektit:

Projekti ka si qëllim transferimin e teknologjive bashkohore, përdorimin e tyre me efektivitet ekonomik të qëndrueshëm për rritjen sasiore dhe cilësore të prodhimeve blegtorale, zhvillimi i qëndrueshëm i fermave të qumështit nëpërmjet përmirësimit të performancës ekonomike të tyre me qëllim rritjen e standartit të jetesës të familjeve fermere dhe nxitjen e fermerëve në drejtim të mbarështimit të blegtorisë.

Objektivat e projektit:

Objektivi Nr. 1: Efektet e përdorimit të enzimës silosolve si suplement në silazhet pranverore dhe vjeshtore, një mundësi praktike për ekonomizimin e shfrytëzimit të burimeve ushqimore të fermës.

Objektivi Nr. 2: Efektet e suplementimit të dietave me yndyrë soje në përmirësimin e performancës të lopëve të qumështit të racës Holshtein.

Objektivi Nr. 3: Vlerësimi i efektit të probiotikut Biosprint® në treguesit produktivë të racave të gjedhit me drejtim prodhim qumështi.

Objektivi Nr. 4: Studimi tekniko- ekonomik dhe vlerësimi i efektivitetit në fermat e gjedhit me drejtim prodhim qumështi.

2

Testimi i kultivimit të specieve dhe varieteteve të reja të disa bimëve foragjere, që nuk janë kultivuar deri tani në vendin tonë

Kthehu lart

Vendi i zbatimit: Bashkitë Krujë, Korcë, Gjirokasër

Qëllimi i projektit:

Vënien në dispozicion të fermerit një gamë më të madhe bimësh foragjere me capacitete të larta prodhuese dhe ushqyese për blegtorinë.

Objektivat e projektit:

Objektivi Nr. 1: Përmirësimi i strukturës së bimëve foragjere dhe marrja e rendimenteve të larta nëpërmjet mbjelljes së specieve dhe varieteteve të bimëve foragjere që nuk janë mbjellë deri tani në vendin tonë.

Objektivi Nr. 2: Promovimin, propogandimin dhe divulgimin e rezultateve të marra tek tregëtarët e inputeve bujqësore për speciet dhe varietetet që do të rezultojnë me kapacitetet më të larta prodhuese dhe ushqyese, më qëllim njohjen nga fermerët dhe mbjelljen e tyre në nivel ferme.

3

Vlerësimi i cilësisë së ujërave të burimeve kryesore që përdoren për ujitje në Republikën e Shqipërisë

Kthehu lart

Vendi i zbatimit: Bashkitë Korçë, Divjakë, Lushnjë, Fier, Roskovec, Shkodër, Konispol, Gjirokastër dhe Durrës.

Qëllimi i projektit:

Programi ka si qëllim që të vlerësojë cilësinë e ujërave të ujitjes në territorin e Shqipërisë, të identifikojë problemet dhe të paraqesë rekomandimet e nevojshme në dobi të ruajtjes së resurseve të tokës bujqësore, shëndetit të bimëve dhe cilësisë së produkteve ushqimore.

Objektivat e projektit:

Objektivi Nr. 1: Vlerësimi i cilësisë së ujit në disa nga veprat marrëse në lumenj si; lumi Shkumbin (vepër marrje për kanalin ujitës Peqin - Kavajë) lumin Erzen (vepër marrje për kanalin ujitës Ndroq - Çallëk) dhe lumin Vjosë (vepër marrje për kanalin Vjosë - Levan -Fier).

Objektivi Nr. 2: Monitorimi i cilësisë së ujit në disa nga rezervuarët kryesor në administrim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si; Thana, Kurjan, Gjanç, Shtodër, Dofti, Divjakë dhe Mursi.

Objektivi Nr. 3: Monitorimi i cilësisë së ujit në disa nga kanalet kryesor kullues që shërbejnë për ujitje si; Emisari Myqezesë, Kolektori Roskovec Hoxharë dhe Kolektori Tërbuf.

4

Vlerësimi i ndikimit të plehërimit në rendimentin, treguesit cilësorë të kulturës së luleshtrydhes dhe testimi i përdorimit të biostimulantëve inovativë në kultivimin e saj në serra

Kthehu lart

Vendi i zbatimit: Bashkia Fier

Qëllimi i projektit:

Projekti ka si qëllim rritjen e rendimentit dhe cilësisë së prodhimit në serrat e kultivuara me luleshtrydhe nëpërmjet përdorimit racional të produkteve plehëruese, si dhe futjen e biostimulantëve inovativë për një prodhim cilësor dhe të sigurt, konform standarteve ndërkombëtare.

Objektivat e projektit:

Objektivi 1: Vlerësimi i nevojave për ushqyes të kulturës së luleshtrydhes.

Objektivi 2: Vlerësimi i treguesve morfologjikë, biometrikë dhe kimikë të kulturës së luleshtrydhes bazuar në dozat e plehërimit.

Objektivi 3: Vlerësimi i ndikimit të stimulantëve organikë në rritjen e rendimentit të prodhimit të luleshtrydhes dhe në përmirësimin e cilësive të tokës.

Objektivi 4: Vlerësimi i efektivitetit ekonomik të përdorimi i produkteve plehëruese (kimikë dhe biosimulantë).

5

Monitorimi i tokave të ndotura me metale të rënda

Kthehu lart

Vendi i zbatimit: Bashkitë; Shkodër, Malësi e Madhe, Fushë Arrës, Bulqizë, Durrës, Lezhë, Tiranë, Librazhd, Divjakë, Pogradec, Pustec, Devoll, Berat, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë, Himarë, Përmet dhe Sarandë.

Objektivat e projektit:

Lokalizimi i tokave të ndotura me metalet e rënda