Përcaktimi i rregullave, kritereve teknike dhe detyrave të Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë për kërkimin dhe zhvillimin/transferimin e teknologjive në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, si dhe krijimin e një kuadri rregullator për të mundësuar funksionimin me efikasitet të personelit, ndarjes së detyrave ndërmjet sektorëve dhe bashkëpunimit midis tyre.
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Fushë-Krujë është krijuar mbi bazën e Ligjit nr. 7893, datë 22.12.1994 “Për shkencën dhe zhvillimin teknologjik”, i ndryshuar, si dhe Vendimit nr. 515, datë 19.7.2006, të Këshillit të Ministrave “Për ristrukturimin e institucioneve kërkimore-shkencore në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, i ndryshuar.
• Ligji nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”.
• Ligji nr. 10296 datë 8.07.2010” Për menaxhimin financiar dhe kontrolli.
• Ligji nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
• Ligjin nr. 152, datë 2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
• Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës Shqipërisë”, i ndryshuar.
• Ligji nr. 9131 datë 8.09.2003 “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.
• Ligji nr. 9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat”.
• Vendimi nr. 432, datë 28.6.2006, i Këshillit të Ministrave “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore”.
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë-Krujë ka këto funksione kryesore:
• Veprimtari kërkimi të aplikuar/zhvillimi teknologjik.
• Veprimtari të transferimit të teknologjive bujqësore.
• Analiza laboratorike dhe shërbime të tjera.
• Veprimtari të informacionit tekniko-shkencor.
• Veprimtari kualifikuese e specializuese.
• Veprimtari prodhuese (farna) si dhe veprimtari të tjera të ngarkuara me ligje e akte nënligjore të veçanta.
Punonjësit për kryerjen e punës përdorin sipas rregullave të caktuara mjetet e punës, aparaturat, pajisjet si: kompjutera, server, fotokopje, printera etj., të cilat janë pjesë e ambienteve të zyrave të punës.
Të gjithë sistemet dhe pajisjet përdoren vetëm për qëllime pune, përdorimi për nevoja personale i postës elektronike apo WEB-it është i kufizuar, duke garantuar përparësinë e përdorimit për qëllime pune.
Cilido përdorues, kur konstatohet se për një kohë të gjatë, përdor këto burime për qëllime personale mund t’i ndërpritet përdorimi i tyre.
Punonjësi ka të drejtë:
• të përfitojë pagën për ushtrimin e detyrës në shërbimin civil sipas parashikimeve ligjore;
• të përmirësojë aftësitë profesionale ndërmjet formimit profesional dhe trajnimeve të vazhdueshme të financuara nga fondet publike, donatorë të huaj apo të ardhurat vetjake;
• të trajnohet sipas nevojës brenda dhe jashtë vendit, pa cënuar funksionimin normal të institucionit, pasi të ketë marrë më parë miratimin e eprorit;
• të përfitojë pushime vjetore të paguara, si dhe pushime të tjera me apo pa pagesë sipas legjislacionit në fuqi;
• të ketë kushte të përshtashme pune, t’i sigurohen kushtet për mbrojtjen e integritetit fizik, moral dhe dinjitetit të nëpunësit civil, si dhe të kërkojë mjete të nevojshme për ushtrimin e detyrës së tij;
• ka të drejtë të informohet për fillimin e çdo procedimi administrativ dhe për çdo vendim përfundimtar që ka të bëjë me marrëdhëniet e tij të shërbimit civil;
• ka të drejtë të kontrollojë dosjen e tij të personelit dhe të kërkojë ndryshimin e të dhënave të saj;
• ka të drejtë të ankohet në gjykatën kompetente për mosmarrëveshjet administrative ndaj çdo veprimi apo mosveprimi, që i cënon të drejtat dhe interesat e tij të ligjshme në marrëdhëniet e shërbimit civil.
Detyrat kryesore të punonjësit të institucionit, krahas detyrave të veçanta të lidhura me pozicionin e punës janë:
◦ të punojë me përkushtim, profesionalizëm, ndershmëri, paanësi, me qëllim përmbushjen e detyrës në të cilën është emëruar duke pasur parasysh vetëm interesin publik;
◦ të ushtrojë detyrën e tij në shërbimin civil me transparencë dhe të sigurojë për publikun e gjerë dhe palët, çdo informacion të nevojshëm, me përjashtim të rasteve kur ai është i klasifikuar “sekret shtetëror” sipas ligjit;
◦ të mos përdorë informacionin e mbledhur gjatë ushtrimit të detyrës për qëllime të tjera, jashtë atyre të përcaktuara me ligj;
◦ të sigurojë mbrojtjen dhe mospërhapjen e të dhënave vetjake dhe atyre që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të personave, të mbrojtura sipas ligjit dhe me të cilat njihet gjatë ushtrimit të detyrës;
◦ të veprojë në përputhje me urdhrat e marra nga eprorët hierarkikë sipas ligjit dhe rregullave të brendshme të institucionit. Nëse punonjësi ka dyshime për paligjshmërinë e urdhrit të eprorit, ai nuk e zbaton urdhrin por informon pa vonesë eprorin e personit që i ka dhënë urdhrin dhe kërkon konfirmimin e tij me shkrim;
◦ të përmirësojë aftësitë e tij personale nëpërmjet formimit profesional dhe trajnimeve të vazhdueshme, të financuara nga fondet publike;
◦ të veprojë në përputhje me rregullat etike të sjelljes të parashikuar nga legjislacioni në fuqi;
◦ të informojë paraprakisht eprorin e tij për çdo veprimtari me pagesë që kryen gjatë orarit të punës;
◦ të informojë pa vonesë eprorin e tij, në rast dyshimi për një konflikt interesi;
◦ të deklarojë rast pas rasti dhe në kohë reale interesat e tij private dhe pasurinë;
◦ të shfrytëzojë kohën e punës me eficencë dhe vetëm për kryerjen e detyrave të tij;
◦ të mirëadministrojë pronën shtetërore që i vihet në dispozicion në ushtrimin e detyrës dhe ta përdorë atë vetëm për qëllimin e përcaktuar nga ligji dhe rregullat e brendshme të institucionit.
◦ Dosjet e personelit të QTTB-së, administrohen nga Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.
◦ Dosjet e personelit pasurohen periodikisht me të dhëna të reja, siç mund të jetë vlerësimi vjetor, kualifikime dhe dëshmi të ndryshme.
◦ Dosja e personelit ka karakter konfidencial dhe mund të njihen me këtë dosje, personi përkatës, eprori direkt, Komisioneri i Shërbimit Civil, Departamenti i Administratës Publike, si dhe institucione të tjera të ngarkuara nga ligji. Dosja ka inventarin e saj dhe për çdo shtesë bëhen shënimet në inventar.
◦ Skeda me të dhënat bazë të personelit, futet në programin e informatizimit të personelit.
• Vlerësimi i rezultateve në punë është procesi i verifikimit të realizimit të përgjithshëm të objektivave të përcaktuara në fillim të periudhës së vlerësimit, si edhe i aftësive ose dobësive të nëpunësit në kryerjen e detyrave, që realizohet çdo 6 muaj.
• Vlerësimi i performancës në punë bëhet sipas formularëve TIP të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
• Kohëzgjatja javore dhe orari ditor i punës janë të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave për nëpunësit civilë dhe punonjësit e tjerë në institucionet e administratës shtetërore. Zbatimi i orarit zyrtar të punës është i detyrueshëm për të gjithë nëpunësit. Çdo shkelje ose moszbatim pa shkak të justifikuar përbën shkelje të disiplinës në punë.
• Gjatë orarit të punës punonjësit mund të largohen nga institucioni për nevoja pune, shëndetësore ose arsye të tjera të justifikueshme me miratimin e eprorit direkt dhe me dijeni të titullarit të QTTB-së. Njoftimet si dhe miratimi nga eprori direkt bëhen nëpërmjet postës elektronike dhe kur nuk është e mundur nëpërmjet mjeteve të tjera elektronike të komunikimit.
• Punonjësi vë në dijeni eprorin menjëherë, por jo më vonë se ora 9:00 paradite e ditës së parë për mungesën dhe arsyet e saj. Në rastet kur punonjësi e ka të pamundur për t’u paraqitur në punë për arsye shëndetësore, familjare apo çdo shkak tjetër të justifikuar, duhet dokumentacioni justifikues për mosparaqitjen si: raport, vërtetim, etj., të cilët duhet të dorëzohen brenda 24 orëve ose në pamundësi ditën e parë të paraqitjes në punë.
• Gjatë kohës së punës nuk lejohet konsumimi i pijeve alkoolike dhe duhanit.
• Nuk lejohet përdorimi i rrjeteve sociale gjatë orarit të punës për arsye personale.
• Veshja duhet të jetë në përputhje me etikën zyrtare të qëndrimit në administratën publike.
• Punonjësi i institucionit i larguar bën dorëzimin e të gjithë dokumentave dhe materialeve që ai ka në ngarkim, në përputhje me afatet dhe procedurat e përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore për këtë qëllim.
• Punonjësi i larguar bën dorëzimin e detyrës mbi bazën e akt-dorëzimit me shkrim për materialet dhe çështjet që dorëzohen. Materialet shkresore me problem që janë në ndjekje i dorëzohen eprorit direkt dhe materialet shkresore, problematika e të cilave ka përfunduar dorëzohen në zyrën e Protokollit sipas numrave regjistrues në librin e Protokollit të Arkivit. Punonjësit që largohen, i paraqesin specialistit që merret me burimet njerëzore pranë Sektorit të Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, aktin e dorëzimit të detyrës, me qëllim kryerjen e procedurave përkatëse nga ky specialist.
• Punonjësi, në rast se nuk bën dorëzimin e materialeve, dokumentave si dhe nuk shlyen çdo detyrim tjetër që ka brenda afatit të përcaktuar, nuk i jepet libreza e punës.
• Komunikimi shkresor duhet të jetë etik dhe institucional.
• Raportimi kryhet sipas hierarkisë së strukturës organizative të institucionit, si më poshtë: Titullari i QTTB-së/Drejtor Drejtorie/Përgjegjës Sektori/Specialist, për shkresat që hyjnë në institucion dhe anasjelltas për shkresat në dalje.
• Në rastet e delegimit të kompetencave hierarkia administrative e shkresave në dalje përcaktohet në urdhrat e delegimit.
• Delegimi i kompetencave dhe zëvendësimi i tyre bëhet sipas përcaktimeve të Ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
• Komunikimi zyrtar me institucionet e tjera bëhet në rrugë zyrtare me shkrim dhe firmoset nga titullari i institucionit ose nga personat e autorizuar për këtë qëllim, sipas kompetencave të përcaktuara në ligj.
• Në rastet kur kërkesat vijnë nga institucionet e tjera përmes postës elektronike, përgjigja e përgatitur dërgohet në rrugë zyrtare si dhe përmes postës elektronike me dijeni/miratim të titullarit të institucionit.
• Komunikimi përmes postës elektronike duhet të jetë etik dhe institucional, të respektojë hierarkinë e strukturës organizative të institucionit.
• Punonjësit e QTTB-së bëjnë kontrollin e përditshëm të postës elektronike me qëllim mirëadministrimin e korrespondencës brenda institucionit si dhe me institucionet e tjera. Korrespondenca e marrë dhe e dërguar në rrugë elektronike do të konsiderohet korrespondencë zyrtare si dhe do të trajtohet si e tillë. Këtu përjashtohen rastet e mosmarrjes në dijeni për arsye objektive (siç është mungesa në punë, mosfunksionimi i aparaturave kompjuterike apo postës elektronike). Dokumenti elektronik mbetet pjesë e praktikës dokumentare në përfundim të saj dhe ruhet së bashku me pjesën tjetër të praktikës sipas afateve ligjore të ruajtjes.
• Administrata me qëllim kryerjen me korrektësi të të gjitha detyrimeve ligjore që ajo ka sipas legjislacionit në fuqi, përgatit raportime periodike dhe/ose specifike të natyrave dhe llojeve të ndryshme.
• Raportimi mund të jetë periodik (sipas afateve specifike të vendosura për raportim) apo raportime rast pas rasti.
• Raportimet mund të jenë të llojeve të ndryshme të tilla si (lista e mëposhtme nuk është shteruese):
• Raportimi përgatitet nga struktura raportuese dhe respekton hierarkinë administrative piramidale. Në rastet e delegimit të kompetencave hierarkia administrative e raportimit përcaktohet në urdhrat e delegimit.
• Titullari i institucionit për nevojat operacionale, menaxheriale dhe të mirëfunksionimit të sistemit, mund të thërrasë dhe/ose kërkojë informacion dhe raportime në mënyrë direkte nga çdo punonjës i QTTB-së pavarësisht nga hierarkia administrative.
• Raportimi përmes postës elektronike duhet të jetë etik dhe institucional.
• Identifikimi, testimi, përshtatja dhe futja në praktikat bujqësore e metodave dhe materialeve (inputeve) të reja për vendin, në kulturat foragjere, fasule, gjedhë derra dhe shpendë.
• Shërbime për tokën dhe ujin.
• Përgatitja e paketave teknologjike për kulturat foragjere, fasule, gjedhë derra, shpend dhe menaxhimin e integruar të fermave.
• Kërkime dhe testime në ferma bujqësore për problemet e ngritura nga fermerët e rajoneve përkatës.
• Identifikimi, ruajtja, koleksionimi dhe shumëzimi i resurseve gjenetike autoktone bimore me vlera të larta.
• Prodhimi i hallkave të larta të disa lloje farërash të certifikuar.
• Trajnime për specialistë të bujqësisë, fermerë, studentë të shkencave bujqësore dhe subjekte të tjerë të interesuar.
• Ekspertizë teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët.
• Demonstrimi i teknologjive të reja dhe të përmirësuara, në kulturat foragjere, fasule, gjedhë, derra, shpendë dhe menaxhimin e integruar të fermave.
• Përgatitja dhe publikimi i materialeve divulgative për specialistët e bujqësisë dhe
fermerët.
• Mbështetje me informacion për MBZHR-në në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.