Programe
Menaxhimi i Qëndrueshëm i Tokës Bujqësore
Programi 'Menaxhimi i Qëndrueshëm të Tokës Bujqësore'
Programi synon të ndërtojë infrastrukturën GIS për mbledhjen, analizimin dhe përditësimin e të dhënave të tokës si një mjet kryesor për të ndihmuar institucionet shqiptare në formulimin, hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të përdorimit të tokës në nivel kombëtar, rajonal ose lokal.
Programi Kombëtar i Menaxhimit të Qëndrueshëm të Tokës Bujqësore është potencialisht një vlerë e rëndësishme për qeverinë shqiptare, për të përmirësuar menaxhimin e burimeve të tokës bujqësore.
Programi synon të prodhojë baza të detajuara të të dhënave dhe harta në nivel e parcele për përdorimin e tokës, tipet e tokës, përshtatshmërinë e tokës bujqësore dhe ujitjen.
Programi do të kontribuojë:
- 1. Taksimin i tokës bujqësore
- 2. Ruajtjen e tokës bujqësore më të mirë
- 3. Prioriteti i infrastrukturës rurale
- 4. Përdorimin optimal i tokës
- 5. Mbrojtjen e tokës
- 6. Zhvillimin e fermës
- 7. Optimizimin e metodave të ujitjes
Në fund të vitit 2024 ky program do të mbulojë rreth 460,541ha (ose 67%) të tokës bujqësore ne total. Aktualisht, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është duke punuar në zhvillimin e nje WEB-GIS-i për t'i mundësuar fermerëve aksesimin online të të dhënave të Menaxhimit të Programit të Tokës së Qëndrueshme të Bujqësisë.
Kontribute që do të ketë programi për fermerët:
- Nëpërmjet bazës të të dhënave që do të krijohet për tokën, fermerët do të përdorin plehruesit bimorë duke e ditur përmbajtjen e ushqyesve në tokë dhe nevojat reale që kanë bimët që kultivohen në këto zona.
- Nëpërmjet këtij informacioni ata do të rritin efektivitetin e inputeve bujqësore, uljen e kostove, minimizimin e ndotjes së mjedisit dhe produkteve bujqësore, si dhe ujrat nëntokësore që mund të përdoren për ujitje ose qëllime të tjera;
- Vlerësimi i elementëve ushqyes në tokë do të bëjë të mundur administrimin e burimeve tokësore mbi baza shkencore dhe implementimi i teknologjive të avancuara për prodhimin e kulturave bujqësore;
- Inventarizimi i tokës bujqësore do të bëjë të mundur që çdo fermer të dijë se cila është cilësia e tokës që ata zotërojnë, problemet që ka, investimet që mund të bëhen për të patur efektivitet të lartë ekonomik nga shfrytëzimi i tyre, masat që duhen marrë për normalizimin e treguesve tokësorë, plehrat që duhen përdorur, sistemet e punimit, kullimit dhe mbrojtjes së tokës që duhen aplikuar.
- Gjithashtu do ti japë përgjigje pyetjeve se cilat janë kulturat më të përshtatëshme për tu mbjellë në një zonë të caktuar.
Programi “Krijimi i Kadastrës së Ullirit”
Programi “Krijimi i Kadastrës së Ullirit”t
Programi synon të krijojë një bazë të dhënash konform rregullave të Komisionit Europian të integruar në Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS) për ullishtarinë si mjet kryesor për të ndihmuar politikëbërësit, në hartimin e strategjive dhe politikave për monitorimin e prodhimit të ullirit dhe vajit të ullirit në nivel lokal dhe rajonal.
Deri në fund të vitit 2024 në sistemin e këtij programi do të të jenë të regjistruar rreth 68,466 njësi ulliri me sipërfaqe rreth 28,268 ha. (Regjistrimi ka përfunduar plotësisht në qarkun Elbasan dhe në masën 80% të ullishteve për qarkun Berat).
Programi “Përditësimi i Kadastrës së Vreshtit”
Programi “Përditësimi i Kadastrës së Vreshtit”
Programi ka krijuar një bazë të dhënash për vreshtat, të integruar në Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS), konform rregullave të Komisionit Europian.
Programi ka për qëllim përditësimin e të dhënave për çdo njësi vreshti të bazuar në ortofoto, për sipërfaqen, destinacionin, varietetin dhe të dhëna të tjera agronomike.
Përditësimi dhe analizimi i këtyre të dhënave shërben si një mjet i rëndësishëm për monitorimin e prodhimit të vreshtit dhe gjurmimit të prodhimit të verës.
Në fund të vitit 2024 në sistemin e këtij programi do të ketë 29,754 njësi vreshti të regjistruar me sipërfaqe mbi 7,513 ha vreshta në shkallë vendi.