Qttb Fushe Kruje

Kreu / Aktivitete
Krijimi i kadastres se Ullirit

Trajnimi i specialistëve të Zyrës së Ekstensionit Bujqësor Berat.
Trajnim i specialistëve të bashkisë Berat me temë: “Krijimi i Kadastrës së Ullirit” Specialistët janë njohur me konceptin mbi njësinë e Ullirit (kushtet që duhet të plotësojë një ngastër për njësi), kërkesat e skedës fushore që do të plotësohet për çdo njësi ulliri: zonën kadastrale, pozicioni në orthophoto, gjendjen e zhvillimit, topografinë, teknologjinë e përdorur, të dhëna mbi tokën, formën e kultivimit, destinacionin, konform manualit të miratuar. .




Tema e trajnimit "Prodhimi i farës së jonxhës"

Qëllimi: Njohja me aspektet teorike dhe praktike të prodhimit farës në kushtet klimatike dhe tokësore të Dibrës të aktorëve të interesuar për këtë çështje (specialistë të bujqësisë, fermer, bisnesmenë të imputeve bujqësore).

Çështjet e trajtuara:

• Kushtet e nevojshmë të përgjithshme për prodhimin e farës së jonxhës.
• Kërkesat për tokën, përgatitja e saj dhe plehërimi bazë.
• Mënyrat dhe distancat e mbjelljes, avantazhet dhe disavantazhet e secilës prej tyre.
• Koha (periudha) e mbjelljes së jonxhës së fares, menaxhimi i jonxhishteve të farës në vitin e instalimit të saj.
• Afati i kositjes dhe lënies për farë, numri i kositjeve para lënjes për farë.
• Menaxhimi i lagështirës në jonxhishtet e farës.
• Metodat e kontrollit të barërave të këqija.
• Pastrimi i farës me mjete të specializura të pastrimit (petkus dhe dekuskutatore).