Arkiva Tekniko Kadastrale
Ofron hartat kadastrale në mbështetje të ligjit Nr. 9154 datë 06.11.2003 "Për Arkivat".
Çdo person fizik, juridik, institucion privat ose shtetëror ka të drejtë të pajiset me hartë në Arkivën Tekniko-Kadastrale pranë Sektorit të Hartografisë dhe Përdorimit të Tokës të QTTB-së Fushë Krujë.
Proçedura që ndiqet dhe dokumentacioni që plotësohet për dhënien e hartave kadastrale nga arkiva e QTTB-së Fushë Krujë për çdo aplikacion është si më poshtë:
1. Kërkesa e subjektit (plotësohet nga personi ose subjekti në prezencë të arkivistit të hartografisë);
2. Fletë pagesa drejtuar zyrës së llogarisë (plotësohet nga arkivisti);
3. Mandat arkëtimi i dalë nga zyra e llogarisë (përpilohet nga arkëtarja);
4. Vërtetimi i lëshuar në emër të personit me të dhënat e hartës kadastrale (përpilohet nga Përgjegjësi i Sektorit të Hartografisë dhe Përdorimit të Tokës);
5. Kopje të hartës kadastrale (fotokopjohet nga arkivisti).
Tarifa për dhënien e dokumentacionit të arkivës së hartave në sektorin e Hartografisë dhe Përdorimit të Tokës është:
Për 1dm2 hartë = 800 lekë
Për vërtetim negativ (në mungesë të hartës) = 200 lekë
Përgjigjen e kërkesës aplikanti e merr brenda 3 (tre) ditëve nga data e aplikimit.