Arkiva e Veprave Ujitëse dhe Kulluese
Ofron hartat të projekteve në mbështetje të ligjit Nr. 9154 datë 06.11.2003 "Për Arkivat".
Çdo person fizik, juridik, institucion privat ose shtetëror ka të drejtë të pajiset me projekte në Arkivën e Veprave Ujitëse dhe Kulluese pranë Sektorit të Hartografisë dhe Përdorimit të Tokës së QTTB-së Fushë Krujë.
Proçedura që ndiqet dhe dokumentacioni që plotësohet për dhënien e fotokopjove të projekteve nga arkiva e veprave ujitëse dhe kulluese të QTTB-së, Fushë Krujë është si më poshtë:
1. Kërkesa e subjektit (plotësohet nga personi ose subjekti në prezencë të arkivistit të veprave ujitëse dhe kulluese);
2. Fletë pagesa drejtuar zyrës së llogarisë (plotësohet nga arkivisti);
3. Mandat arkëtimi i dalë nga zyra e llogarisë (përpilohet nga arkëtarja);
4. Vërtetimi i lëshuar në emër të personit me të dhënat e projektit (përpilohet nga Përgjegjësi Sektorit të Hartografisë);
5. Kopje të projektit (fotokopjohet nga arkivisti).
Përgjigjen e kërkesës aplikanti e merr brenda 3 (tre) ditëve nga data e aplikimit.
Tarifat e Dokumentacionit të Arkivës së Veprave Ujitëse dhe Kulluese janë:
Nr. | Emërtimi | Njësia | Tarifa/Lekë |
---|---|---|---|
1 | Çmimi për dhënien e një projekti (profil gjatësor) | Copë | 5,000 |
2 | Çmimi për dhënien e një flete projekti (vepër arti) | Copë | 5,000 |
3 | Çmimi për dhënien e një flete preventivi | Copë | 500 |
4 | Çmimi për dhënien e një vendimi të Këshillit Teknik të Institutit | Copë | 20,000 |
5 | Çmimi për dhënien e një vendimi të KT të MBUMK | Copë | 20,000 |
6 | Cmimi për dhënien e relievit topografik deri në 500ha(për rezervuarët dhe stacionet e pompimit) | Copë | 50,000 |
7 | Çmimi për dhënien e relievit topografik deri në 2000ha | Copë | 100,000 |
8 | Çmimi për dhënien e relievit topografik mbi 2000ha | Copë | 200,000 |
9 | Çmimi për dhënien e studimit gjeologjik (5 shpime) | Copë | 100,000 |
10 | Çmimi për dhënien e studimit gjeologjik (10 shpime) | Copë | 200,000 |
11 | Çmimi për dhënien e studimit gjeologjik (15 shpime) | Copë | 300,000 |
12 | Cmimi për dhënien e studimit gjeologjik (mbi 15 shpime) | Copë | 400,000 |
13 | Çmimi për dhënien e skemave ujitëse (planimetri, fletë studimi) | Copë | 50,000 |
14 | Çmimi për rezervuarët ujitës me aftësi ujitëse 5000ha (vetëm projekti teknik i rezervuarit pa kanalet) | Komplet | 50,000 |
15 | Projekti teknik i rezervuarit pa kanale 2000ha | Komplet | 70,000 |
16 | Projekti teknik i rezervuarit pa kanale mbi 2000ha | Komplet | 100,000 |